Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

E mbajti dhunshëm një grua në makinë për katër orë, arrestohet burri nga Istogu

Të mërkurën policia ka arrestuar një burrë në Istog pasi dyshohet se dhunshëm e kishte futur në makinën e tij një grua, shtetase e Shqipërisë, dhe e kishte mbajtur për rreth 4 orë.

Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00.