Foto: Ilustrim

E lajmëron ish- bashkëshortin në Polici për dhunë psikike

Një qytetare nga Fushë Kosova ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi që ish- bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar përmes telefonit.

Viktima e ka denoncuar në polici ish- bashkëshortin e saj, duke thënë se ndaj saj është duke u ushtruar dhunë psikike dhe se është duke u ndjerë e frikësuar.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mirëpo i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.