Dyshohet se vodhi çantën me dokumente dhe 100 euro, i dyshuari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
05.12.2023 - 10:26
Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
I njëjti po dyshohet për vjedhje të një valixheje, një çantë me dokumente personale dhe 100 euro.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuari, të cilat i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP”- thuhet në njoftim.
I njëjti, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.