Ilustrim.

Dyshohet se sulmoi bashkëshorten e tij nën ndikim të alkoolit, arrestohet nga policia

Një burrë në Rahovec është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se deri sa ka qenë në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit (i dyshuari) është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 13:30.