Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se rrahën 35-vjeçarin, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia ka arrestuar dy persona për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë rrahur një 35-vjeçar në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.

Sipas policisë, të dyshuarit I.N 64 vjeç dhe B.N 40 vjeç pas një zënke i shkaktuan lëndime Sh.K 35 vjeç, i cili mori trajtim në Emergjencën e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor. Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor’’.