Kanali Ibër-Lepenc | Foto: Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër-Lepenc"

Dyshohet se një person ka rënë në kanalin e Ibrit

Policia dhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’ kanë nisur kërkimet në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç pasi dyshohet se aty ka rënë një person.

Zëdhënsi i Policisë Bajram Krasniqi për Kallxo.com ka bërë të ditur se rreth orës 08:40 një person është ankuar në polici se vëllai i tij, i lindur në vitin 1960, ka dal dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ai po ashtu njoftoi policinë për dyshimet se vëllai mund të ketë rënë në kanalin e Ibrit.

“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P. R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupq. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’. Kërkimi është duke vazhduar”- ka bërë të ditur Krasniqi.