COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e virusit COVID-19 dhe 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus duke bërë që numri total i rasteve aktive të jetë 831.

Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222,776.

Ndërkaq është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1,816,525 doza të vaksinës.

Sa i përket numrit të dozave, MSh-ja ka bërë të ditur se deri më sot 817,708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe se deri më sot janë dhënë 98,354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Përmes këtij njoftimi IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që mbajnë maskat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën.