Klina. Foto: Kallxo.com

Dy të arrestuar për ndërtim pa leje në sheshin e Klinës

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ndërtuar pa leje në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë vazhduar ndërtimin e shtëpisë pa leje, edhe pse ndërtimet ishin ndaluar ditë më parë edhe nga inspektorari i Komunës së Klinës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.