Policia e Kosovës

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në Podujevë, Policia ka arrestuar një të dyshuar për keqtrajtim të bashkëshortes dhe djalit të tij.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi ka dëmtuar në shtëpi disa gjësende, ndërsa nga këto veprime babi i tij është ndjerë i rrezikuar.

Sipas Policisë, i dyshuari ka probleme psikike.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje, në konsultim me prokurorin.