Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy persona i hynë në makinë, e detyruan t’i shëtisë nën kërcënim të thikës dhe e plaçkiten

Një burri, shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se dy të dyshuar i janë futur në veturë dhe e kanë detyruar t’i shëtisë nëpër disa lokacione të qytetit dhe nën kërcënim të thikës i kanë grabitur një shumë parash.

Në raportin policor thuhet se, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më datë 24 maj rreth orës 20:30 në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Prizren.