Dy persona dyshohen për mbulim të një thesi me dinamit, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kanë raportuar se kanë hasur në dy persona të panjohur duke e mbuluar me rërë një thes që dyshohet të ketë qenë i mbushur me dinamit.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 29.02.2024 në ora 18:00.

Lidhur me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Siç raportohet, për këtë rast është njoftuar edhe njësiti për deminim i cili ka dal në vendin e ngjarjes.