Dy mjekë të Onkologjisë pozitivë me COVID-19

Dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë në vetizolim.

Lajmin për KALLXO.com, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, i cili ka shtuar se nuk kanë informacione nëse ndonjë pacient i kësaj klinike është i prekur me COVID-19.

“Po, dy mjekë janë pozitivë, për pacientë nuk kemi informata”, ka deklaruar shkurt Kurtishi.

KALLXO.com ka raportuar më parë se dy pacientë me kancer të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 janë shëruar plotësisht nga virusi.

VIDEO- Dy pacientë me kancer e mundën coronavirusin