Dy kamionët që i dërgoi në riparim, pronari raporton se iu ‘zhdukën’

Një person ka raportuar në Polici se dy kamionët që i kishte dërguar për riparim, nuk i gjeti aty kur shkoi për t’i marrë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë.

Sipas ankuesit, ai vitin e kaluar i kishte dërguar dy kamionë për riparim tek një punëtori, por pasi shkoi që t’i marrë kuptoi se nuk ishin aty.

Sipas Policisë, qytetari dyshon se pronari i punëtorisë, i ka tjetërsuar të dy kamionët.

Rasti është në procedurë hetimore.