Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dy grabitje nga persona të maskuar dhe të armatosur në Mitrovicë të Jugut

Dy grabitje nga persona të maskuar dhe të armatosur janë raportuar të kenë ndodhur në Mitrovicë të Jugut gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Kqiq të Vogël, të dielën rreth orës 02:14, një burrë ka njoftuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.

Rasti tjetër, sipas raportit policor ka ndodhur në rrugën “Rifat Vidishiqi”, po ashtu të dielën rreth orës 21:53.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka një shumë parash” – njofton PK.

Në të dyja rastet të dyshuarit janë larguar në drejtime të panjohura.

Rastet janë nën hetime.