Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy gazetarë raportuan se u kërcënuan nga një person për çështje personale

Dy gazetarë sipas Policisë së Kosovës një grua dhe një burrë kanë raportuar se janë kërcënuar përmes telefonit gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja është regjisruar rreth orës 18:05 deri sa të njëjtit kishin informuar policinë se sa ishin në vendin e punës janë kërcënuar përmes telefonit nga një person.

Sipas ankuesve kanosja ka ardhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre si gazetarë.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.