Durrës - I dehur gjuan me kallash nga vetura

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia shqiptare, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit gjatë kohës kur po voziste veturën gjuante në ajër me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Shijak, Durrës ditën e djeshme.

Për këtë ngjarje ishte njoftuar Policia në Shijak.

Të  njëjtit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe Forcat Shqiponja kanë neutralizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Veprimi i personit të dyshuar ka bërë që të rrezikohet jeta e qytetarëve, mirëpo me intervenimin e Policisë është parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Nga i dyshuari janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ai qarkullonte.

I njëjti ishte i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.