
Foto: Facebook / LDK - Prizren
Driton Selmanaj rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren
01.10.2023 - 23:13
Driton Selmanaj është rizgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.
Kështu ka njoftuar LDK dega në Prizren.
Sipas njoftimit, Selmanaj u rizgjodh në një proces të suksesshëm zgjedhor, me votë të fshehtë e demokratike, në të cilën u zgjodhën edhe strukturat e reja të degës.
“Nga 91 delegatë të pranishëm, me 74 vota për, kryetar i degës u ri-zgjodh Driton Selmanaj” – thuhet në njoftim.
Driton Selmanaj ishte zgjedhur kryetar i degës në Prizren më 14 dhjetor 2022.