Foto: LDK-Prizren / facebook

Driton Selmanaj zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren

Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren në kuvendin zgjedhor të mbajtur sonte.

Në rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të degës në Prizren, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, tha se ekipet e  formuara brenda partisë do të jenë platformë  e opozitarizmit në zgjedhjet e ardhshme.

“Plot 29 ekipe me dhjetëra ekspertë në to, po ndërtojnë programin më gjithëpërfshirës që ka patur Kosova ndonjëherë. I njëjti do të jetë jo vetëm plaformë e opozitarizmit të sotëm, por dhe program garues në zgjedhjet e ardhshme e program qeverisës pas zgjedhjeve të ardhshme”- ka bërë të ditur ai.

Po ashtu Abdixhiku ka përmedur se kanë përfunduar procesin zgjedhor në Forumin e Gruas dhe në Forumin Rinor.

“Së bashku me këto 11 degë, LDK ka përfunduar dhe procesin zgjedhor në Forum të Gruas e në Forum Rinor. Të dy proceset kanë ofruar pas 6 viteve struktura të reja, udhëheqje të freskuar e energji të re për sfidat përpara. Në të njëjtën kohë, ne kemi nisur procesin e regjistrimit të anëtarësisë sonë; dhe derisa flasim këtu sot, mbi 40 mijë anëtarë janë regjistruar në platformën tonë”- ka thënë Abdixhiku.