‘Drifta’ në rrugën Gjilan – Kamenicë, një person lëndon një polic dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një person derisa ishte duke bërë ‘drifta’ në një parking në rrugën Gjilan – Kamenicë gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, ka lënduar një zyrtar policor në krah duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, njësiti policor ka raportuar se deri sa ka shkuar në vendin e ngjarjes ku kishte informatë për një veturë të dyshuar e cila po bënte ‘drift’ në një parking të një pompe, gjatë largimit i dyshuari ka goditur një polic në krah.

Polici ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.