Drejtori i Shëndetësisë flet për gjendjen e të infektuarve në Viti

Basri Aliu, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vitisë, ka thënë për KALLXO.com se gjendja e të infektuarve në këtë komunë është stabile.

“Gjithsej tani janë 34 të infektuar, nga ta janë shëruar 3 persona, gjendja është stabile  Ne jemi duke i kontrolluar kur kanë nevojë, vazhdimisht janë në komunikim, edhe me mjekët e Institutit Kombëtar”, ka thënë ai.

Aliu ka thëne se janë vazhdimisht duke dezinfektuar institucionet por edhe rrugët e fshatrave.

Ndërsa sa i përket furnizimit me masa mbrojtëse Aliu tha se nuk kanë mungesa.

“Për momentin jemi mirë të furnizuar, kemi pasur në fillim pak vështirësi, tani për 1 javë apo 10 ditë jemi të furnizuar dhe shpresojmë që të marrim furnizim në kontinuitet nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Në nivel vendi janë 510 raste me COVID-19, 93 janë shëruar dhe 12 kanë vdekur.