Droga e sekuestruar (07.09.2022),

Dosja e prodhuesve të drogës në rajonin e Dukagjinit, caktohet një muaj paraburgim për 6 të dyshuarit

Një aksion i zhvilluar më 7 shtator të këtij viti nga Prokuroria e Pejës vuri në pranga gjashtë persona, pas një bastisje të kryer në këtë rajon.

Nga ky aksion janë sekuestruar 7 armë, dy Ak47 dhe pesë revole, rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm, 92 bimë kanabis, saktë marihuanë me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5 mijë e 500 euro para të gatshme, 6 telefona si dhe dokumente.

KALLXO.com merr vesh se Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për gjashtë të dyshuarit.

Nga dosja e prokurorisë së Pejës që është siguruar nga KALLXO.com thuhet se 6 të dyshuarit janë përfshirë në aktivitete kriminale lidhur me armë dhe në kultivim të kanabisit.

Dosja tregon se këta persona u zbuluan përmes përdorimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

KALLXO.com ka raportuar për këtë aksion.

Çka u sekuestrua në aksionin e sotëm të Policisë? (FOTO)