Foto: Arkive/Policia e Kosoves

Dorëzoi mbi 1100 euro në bankë 2 euro monedha metalike false, policia nis hetimet për pronarin e një kompanie private

Një person dyshohet se ka dorëzuar monedha të falsifikuara në një bankë.

Sipas raportit 24 orësh, rasti tashmë po hetohet ndërsa dyshohet se paratë u dorëzuan në monedhë dy euro metalike.

“Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2×1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara” – thuhet në raport.

“Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të  mëtutjeshme hetimore” – thuhet në fund të njoftimit.