(Dokument) Dëshmitari i vdekur në rastin Dehari i ndërroi deklaratat

Raport për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit më 5 nëntor të vitit 2016, përveç tre mjekëve ligjor në Kosovë, Flamur Blakaj, Naim Haliti dhe Musa Gashi, kishin bërë edhe dy mjekë të tjerë.

KALLXO.com ka siguruar raportin rreth vdekjes së Deharit, i cili është bërë nga mjekët ligjor Besim Ymaj dhe Blerim Latifaj, ekpert mjekoligjor të pavarur, të cilët ishin angazhuar nga familja.

Në këtë raport KALLXO.com ka vërejtur deklaratën e ndërruar të dëshmitarit të parë, Naser Makolli, i cili ishte cimer i Deharit, dhe ishte i pari i cili e kishte gjetur të vdekur brenda në qeli.

Në deklaratën e tij, Naser Makolli, cimeri i Astrit Deharit, e kishte përshkruar Astritin si një njeri të qetë, të lumtur, që nuk paraqiste asnjë çrregullim, asnjë frikë apo shqetësim dhe se i njëjti asnjëherë nuk e kishte përmendur se do të mund t’i bëjë diçka vetes.

Edhe Makolli gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Në ekspertizën e mjekëve Besim Ymaj dhe Blerim Latifi përmendet se Makolli në riintervistim kishte ndërruar deklaratat e tij, duke treguar në lidhje me frikën që kishte nëse e marrin policia në pyetje, si dhe frika se mos e largojnë nga aty.

Makolli kishte deklaruar fillimisht se Astriti kishte kërkuar nga Makolli numrin e të afërmve të tij që të u telefonoj në rast se ndodh ndonjë gjë, por të njëjtat shqetësime nuk i ka përmendur në deklaratën e tij të dytë para hetuesis.

“Në dëshminë e tij, Naser Makolli, i paraburgosur në një dhomë me Astritin, ishte i hareshëm, i shoqërueshëm, nuk kishte shfaqje të çrregullta tek Astriti, ishte i hareshëm, i shoqërueshëm, kurr nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim”, thuhet në raport.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për raportet e vdekjes në rastin Dehari.

Kthehet Nga Austria Ekspertiza e Videos në Rastin ‘Dehari’