Diskutohet Nisma për Projektligjin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike dhe do të diskutohet nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.