Dështimi për Prekazin, gjendja e 'Kullave të Jasharëve'
Sonte në “Kallxo Përnime” po ndiqni emisionin për gjendjen e kullave të Jasharëve dhe situatën në përgjithësi të trashëgimisë së luftës së fundit në Kosovë.
Rrëfimi i inxhinierit Lahudin Myrtaj, që në vitin 2000, në temperatura të ulëta udhëhoqi procesin e konservimit të ‘Kullave të Jasharve’ në Prekaz.
Projekti ishte paraparë të ekzistonte për 2 ose 3 vjet, por 24 vjet më vonë, skelet mbesin të njëjta, të ndryshkura e me rrezik për t’u rrënuar.
Në pjesën e parë, rrëfimi i plotë i Lahudin Myrtajt për ‘Kullat në Prekaz’, që është një alarm për institucionet.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të emisionit flasin:
Bislim Zogaj – Ish-drejtor i AMMKM-së
Qendrim Arifi – Avokat i kompanisë “INSI”
Sali Shoshi – Fondacioni “CHWB”
Kreshnik Gashi – KALLXO.com