Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Disa qytete sot përballen me cilësi shumë të dobët të ajrit

Disa prej qyteteve të Kosovës kanë regjistruar cilësi të dobët të ajrit gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, cilësi shumë të dobët të ajrit te dy matësit në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Derisa cilësi e dobët e ajrit është regjistruar në Dardhishtë, Drenas, Gjilan, Hani i Elezit, Obiliq.

Kurse, matësi në Brezovicë është i vetmi që ka regjistruar cilësi të pranueshme të ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.