Disa persona bllokojnë sistemin e një kompanie në Graçanicë

Një kompanie në Graçanicë i është bllokuar i gjithë sistemi gjatë ditës së djeshme.

Kjo sipas pronarëve ka ndodhur pasi që disa persona të dyshuar kanë ndërhyrë në sistemin e kompanisë dhe e kanë bllokuar atë.

Policia ka bërë të ditur se rasti k ndodhur dje rreth orës 03:29 të mëngjesit.

Sipas policisë, rasti po vazhdon të jetë nën hetime përderisa nuk raportohet ende për ndonjë person të arrestuar.