Diplomatët dhe misionet e BE-së vlerësojnë bashkëpunimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit me Gjykatën Speciale

Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare kanë vlerësuar veprimet për bashkëpunim të ish Presidenti Hashim Thaçi dhe ish udhëheqësit të PDK-së Kadri Veseli, si dhe nga Rexhep Selimi dhe ish Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi me Dhomat e Specializuara.

“Kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së.

Gjithashtu  Zyra e BE-së ka vlerësuar fjalimet e Thaçit dhe Veselit për respektimin e procesit gjyqësor.

Tutje është thënë se kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi.

Dje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është dërguar në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, dje u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, pas aktakuzave ndaj tyre që u konfirmuan nga Gjykata Speciale.