(ilustrim) Veturë e përfshirë nga flakët - Foto: KALLXO.com

Digjet një veturë në Suharekë, vdes 82-vjeçari që ishte brenda saj

Në fshatin Leshan të Suharekës, tek vendi i quajtur ‘Tuma’, është djegur një veturë.

Për këtë djegie të veturës Policia u njoftua rreth orës 14:25 sot, më 04.05.2025. Raportuesi kishte deklaruar se brenda veturës së kapluar nga flakët shtë një person.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se zjarrëfikësit, Emergjenca dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte brenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur brenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes” – ka deklaruar Bytyqi.

Për këtë rast, në konsultim me Prokurorinë, sipas Bytyqit, është hapur rasti – hetim i vdekjes.

Shënim: Titulli i këtij lajmi është edituar. Koha e editimit: 04.05.2025, ora 19:25.