Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një shtëpi në Vushtrri, tre fëmijë marrin trajtim mjekësor

Një shtëpi një katëshe është përfshirë nga zjarri orët e mëngjesit të djeshëm në Komunën e Vushtrrisë.

Brenda shtëpisë kur ka ndodhur rasti, kishin qenë tre fëmijë të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Policia ka njoftuar përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë tjera relevante si: Zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve, njësiti emergjent për mbrojte dhe shpëtim Vushtrri si dhe autoambulanca, pasi tre fëmijë  dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pas nevojë për tretman mjekësor, të cilët kishin qenë në shtëpi kur kishte ndodh rasti”, thuhet në raportin policor.

Dy prej fëmijëve pas tretmanit mjekësor janë liruar  ndërsa njëri mbetet për tretman të mëtejmë në spital në pjesën veriore në Mitrovicë, por sipas informatave nga mjeku lëndimet janë të lehta.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe tërhequr një kasetë metali në të cilën kishte qenë një armë dhe disa fishek të cilat ishin djegur nga zjarri. Policia nuk ka arritur të identifikoj llojin e armës.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse.