Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një arë në Obiliq, dëmtohen 1 mijë e 200 trupa të arrave

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Obiliq se persona të panjohur i kanë vënë flakën arës së tij të mbjellë me arra dhe si pasojë i janë dëmtuar 1 mijë e 200 trupa të arrave.

Sipas Policisë, zjarri është lokalizuar nga vetë ankuesi, ndërsa rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur dje në Hade të Obiliqit.