Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjen disa vetura në një parking në Malishevë

Policia e Kosovës njofton se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një parking në Malishevë.

Si pasojë e zjarrit, një automjet është djegur tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit pas pranimit të informatës për një rast zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë reaguar.

Policia njofton se nuk ka persona të lënduar nga ky incident ndërsa në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

Sipas Policisë, incidenti i zjarrit ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” gjatë ditës së djeshme.