Diaspora nga Gjermania, kontribuesi më i madh në Kosovë

Diaspora vazhdon kontributin e saj për familjet në Kosovë si dhe për ekonominë në përgjithësi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në top 5-shen e shteteve që më së shumti sjellin të holla në Kosovë janë: Gjermania, Zvicra, Italia, Austria, dhe ShBA.

Me përqindje më së shumti dërgesa në Kosovë sjellë diaspora nga Gjermania.

Sipas BQK-së 39.2% të dërgesave janë nga Gjermania.

Pas Gjermanisë, 19.7 për qind të të hollave vinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BQK-së dërgesat e migrantëve nga ShBA janë 7.9 për qind.

Edhe diaspora nga Austria dhe Italia janë në mesin e vendeve që dërgojnë para në Kosovë.

Nga Austria janë 4.5 për qind, ndërsa nga Italia janë 4.3 për qind.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në prezantimin e raportit për këtë vit, ka thënë se është shënuar një ritëm i shpejtë i rritjes për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë, ku vlera e remitencave të pranuara thuhet se deri në fund të muajit tetor është 956 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 20.0 për qind.

E në anën tjetër, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se kjo rritje është bërë për shkak se ai është duke qeverisur me vendin.

“Tash edhe diaspora, bashkatdhetarët tanë, iu kanë dërguar më shumë remitanca familjarëve të tyre dhe miqve të tyre, pikërisht për shkak se ka ndërruar Qeveria. Sepse, nuk është se ata tash i kanë punët shumë më mirë në Gjermani e në Zvicër sesa para dy-tri vjetëve”, ka thënë kryeministri Kurti në një intervistë në KTV.