Albin Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti fton opozitën në takim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar nesër në takim liderët opozitarë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, kurse sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme” – tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i ekzekutivit kosovar.

Kurti, gjatë një konference për media, javën e kaluar paralajmëroi se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të fundit në nivel liderësh të zhvilluar në Bruksel më 18 gusht mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.