Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Dheu zë tre persona, po hapnin një kanal për ujëra të zeza

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë ditës së djeshme në Prizren gjatë kohës sa po hapnin një kanal për ujëra të zeza.

Sipas njoftimit policor, gjatë hapjes së kanalit ka pasur shembje të dheut dhe punëtorët janë zënë poshtë tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Tutje u tregua se lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës.