
(Arkiv) Policë të Kosovës në veri të Mitrovicës - Foto: KALLXO.com
Detaje rreth plagosjes me armë në Leposaviq, viktima nuk pranoi të trajtohej në veri, u dërgua në Spitalin në jug të Mitrovicës
23.3.2023 - 20:36
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një qytetar në Leposaviq mbeti i plagosur.
Viktima V.Gj. u plagos me armë zjarri në këmbë, përderisa sulmi ndaj tij dyshohet se u krye nga dy persona.
Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se dy personat që dyshohet se kanë kryer aktin kanë biseduar paraprakisht me viktimën e më pas e kanë plagosur.
Tutje burimet kanë treguar se viktima nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor në spitalin e veriut, e më pas është dërguar në spitalin në jug të Mitrovicës.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
Plagoset një person në Leposaviq, rasti raportohet në Polici