
Foto-ilustrim
Plagoset një person në Leposaviq, rasti raportohet në Polici
23.3.2023 - 19:56
Një person ka mbetur i plagosur sot në mëngjes pas një sulmi nga dy persona.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq.
Siç mëson KALLXO.com, ngjarja është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
Viktima është plagosur në këmbë, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.