Plagoset një person në Leposaviq, rasti raportohet në Polici

Një person ka mbetur i plagosur sot në mëngjes pas një sulmi nga dy persona. Rasti ka ndodhur në Leposaviq. Siç mëson KALLXO.com, ngjarja është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Viktima është plagosur në këmbë, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.