Detaje rreth nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave

Parlamenti Evropian sot i dha dritën e gjelbër vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, nesër pasdite në Strasbourg do të mbahet ceremonia e nënshkrimit, ku prezent pritet të jetë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”- thuhet në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.

Ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën në orën 14:45, përderisa do të ketë konferencë për media në ora 15:00.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu.

Parlamenti Evropian miraton vendimin për liberalizimin e vizave