Detaje nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Fushë Kosovë

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Fushë-Kosovë në rrugën “Nënë Tereza”, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik mes dy personave më pas dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Lajmi dje ishte konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani përderisa në raportin e sotëm 24-orësh janë dhënë detaje të tjera shtesë.

Sipas këtij raporti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56 dhe se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë dhe tri gëzhoja.

“Është raportuar se njëri nga dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri, në ndërkohë që i dyshuari tjetër i ka marr armën dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore” – thuhet në raportin policor.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor” do të vazhdoj në procedurë të rregullt.

Fushë-Kosovë, konflikt fizik mes dy personave, pati edhe të shtëna me armë zjarri