Detaje nga policia për plagosjen në “Bon Vivant”, një i dyshuar në arrati

17 persona janë plagosur e lënduar mbramjen e kaluar brenda një lokali në qendër të Prishtinës. Nga të lënduarit dhe plagosurit, një është në rrezik për jetën.

Deri tani është bërë identifikimi i disa prej personave të dyshuar, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se njëri nga ta është në arrati.

Ai po kërkohet nga autoritetet e sigurisë për plagosjen që ndodhi mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Policia ka thënë se rasti fillimisht ka nisur si një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve.

Më pas janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe si pasojë e gjuajtjeve me armë janë plagosur katër burra.

Si pasojë e thyerjes së gotave- shisheve të qelqit, kanë marrë lëndime trupore 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 gra.

Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

Syla: 17 pacientë janë pranuar në Klinikën Emergjente, njëri është në rrezik për jetën