Foto: Ilustrim

Detaje nga Policia për aksidentin me fatalitet në Deçan

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Lebushë të Deçanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kombi në të cilin kanë qenë viktima dhe tre të lënduarit, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

“Për shkak të lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët e tjerë” – ka thënë PK.

Tutje, në raport policor është thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.