Ilustrim

Detaje nga arrestimi i të dyshuarit për vrasjen 48-vjeçarit në Prizren

Pak më shumë se 24 orë nga vrasja e 48-vjeçarit, Beqir Morina, në lagjen “Arbana” në Prizren, Policia ka arritur të arrestojë Aziz Gashi, të dyshuarin për këtë vrasje.

Siç raportoi KALLXO.com, ai u arrestua në një hapësirë malore në fshatin Tërpezë në Malishevë rreth orës 20:00.

Deri te arrestimi i Gashit ka ardhur pas bastisjes së disa lokacioneve, duke përfshirë edhe ato të familjarëve të Gashit në fshatin Sferkë të Klinës.

KALLXO.com ka mësuar nga burime brenda Policisë se në kohën kur u krye arrestimi i Gashit, i njëjti nuk kishte rezustuar dhe i ishte dorëzuar pjesëtarëve të Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Atij nuk i është gjetur ndonjë armë.

Arme me të cilën dyshohet se u krye vrasja, një pushkë automatike u gjet sot gjatë bastitjes së një shtëpie të pabanuar.

Përveç armës, brenda kësaj shtëpie u gjet edhe një çantë me disa dokumente personale të të dyshuarit.

Policia kishte raportuar se një zënkë fillimisht dyshohet se ishte nismëtare e vrasjes e cila u regjistrua mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

Mosmarrëveshja dyshohet se nisi për një pusetë.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren