Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Dështon miratimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në parim Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Kjo pikë e rendit të ditës është hedhur në votim dy herë në seacën e sotme. Por, në votim kanë marr pjesë vetëm 59 deputetë, ndonëse në sallë kanë qenë të pranishëm rreth 80 deputetë.

Në votimin e këtij Projektligji nuk kanë marr pjesë pesë deputetët të partisë në pushtet, kundër kanë votuar tre deputetë ndërsa një deputet ka abstenuar.

Në mungesë të kuroumit për vendimmarrje kjo pikë e rendit të ditës është bartur për një seancë tjetër të Kuvendit.

Sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Ndërsa, deputetët kanë vazhduar me pikën e rendit të ditës përmes të cilës do të emërohen tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në mars të këtij viti ky Projektligj ka ngjallur debat mes deputetëve në Kuvend.

Njejtë si sot, Kuvendi i Kosovës, as në mars nuk pati kuorum për miratim të këtij ligji, pasi nuk kanë marrë pjesë të gjithë deputetët në votim.

Bogujevci thotë se i kishte shkuar në mendje të bëhej nënë në bazë të asaj çka ofronte shkenca