Vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi - Foto: KALLXO.com

Dëshmitari: Kamerat në veriun e Kosovës kontrollohen nga vëllai i drejtorit të policisë në veri

Gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq ka vazhduar sot me dhënien e dëshmisë nga dëshmitari N. B., zyrtar policor kufitar.

Në kohën kur ishte vrarë Ivanoviq i njëjti kishte pasur pozitë si polic i rendit. Në deklaratën e dhënë në seancën e cila po mbahet sot, dëshmitari iu përgjigj pyetjet së prokurorit të rastit nëse ka dijeni se në zonën ku u vra Ivanoviq ka pasur kamera të sigurisë.

“Edhe sot flitet që ajo pjesë ka qenë dhe është e mbikëqyrur me kamera. Sipas një informacioni që flitet, i pakonfirmuar, kamerat kontrollohen nga Jovica Gjuriq vëllai i drejtori të policisë rajonale Nenad Gjuriq”, tregon dëshmitari.

Tutje i njëjti gjatë deklaratës së tij të dhënë para gjyqtarit ka përmendur edhe se informacionet të cilat i ka marrë në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq i ka raportuar në Task Forcë.

Gjatë ditës së sotme po vazhdon seanca për vrasjen e Ivanoviqit para selisë së partisë së tij në veri të Kosovës.

Në rastin e Ivanoviqit janë të akuzuar gjashtë persona.

Kujtojmë se Milan Radojiçiq më herët ka pasur flet arrest në lidhje me rastin e Ivanoviq. Flet arresti ndaj tij ishte tërhequr në mënyrë të mistershme.

Tërheqja e flet arrestit ishte bërë në fillim të vitit të kaluar.

Prokurori i rastit të Ivanoviqit, Burim Çerkini kishte thënë se tërheqja e fletarrestit për Radojiçiq ishte konfidenciale.

I njëjti tashmë ka një flet arrest të ri. Ai po dyshohet edhe se ka qenë i përfshirë në rastin “Brezovica” .

KALLXO.com ditë më parë raportoi në lidhje me arratisjen e Radojiçiq nga pika kufitare Bërnjak.

Në lidhje me kamerat e sigurisë, KALLXO.com ditë më parë kishte raportuar edhe se mbi dhjetë kamera të cilat xhirojnë 360 shkallë janë vendosur në rrugë të ndryshme në veriun e Kosovës.

Këto kamera nuk kontrollohen nga Policia e Kosovës. Këta të fundit në disa përgjigje për KALLXO.com kanë thënë se kamerat mbikëqyren nga komunat por, kanë qenë kryetarët e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit e Mitrovicës së Veriut të cilët kanë demantuar policinë për këtë çështje.

Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dëshmitarët hezitojnë të akuzojnë bandën serbe