VIDEO - Vëllai i Nazim Bllacës, Naser Bllaca flet për KALLXO.com

Naser Bllaca, vëllai i madh i Nazim Bllacës një bisedë për KALLXO.com ka konfirmuar se Nazim Bllaca është gjallë dhe nuk ka vdekur.

Ai ka thënë se menjëherë pasi e ka parë njoftimin e dhënë për vdekjen e vëllait të tij, ka komunikuar me EULEX-in dhe nga ta ka marrë konfirmimin që Nazimi është gjallë.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson tha sot gjatë seancën në Hagë, ku po gjykohen krerët e UÇK-së, ka deklaruar se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur.

“Ka pasur një dëshmitar që ka pasur lidhje me Serbinë, Nazim Bllaca, e i cili ka vdekur”, ka thënë sot gjatë ditës, Be Emmerson, avokat i Kadri Veseli gjatë seancës së mbajtur në tribunalin e Hagës.

Disa orë më vonë, vet avokati ka pranuar se ka bërë një gabim kur ka deklaruar se Nazim Bllaca ka vdekur.

Nazim Bllaca ka statusin e dëshmitarit të prokurorisë, Ai është vetëshpallur agjent i ShIK-ut dhe në vitin 2009 kishte dalë në publik për të rrëfyer pretendimet e tij për shumë krime të pasluftës.

KALXO.com ka vizituar në orët e vona të ditës së sotme fshatin Ribar i Madh në Lipjan, nga vjen edhe Nazim Bllaca, por afër shtëpisë së tij, gjithçka ishte normale.

Askush në fshat nuk dinin më shumë nga ajo çfarë kishte deklaruar avokati Emerson.

KALLXO.com ka tentuar të takoj familjarë të Nazim Bllacës, por në ato momente nuk ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Por, përmes telefoni, Naser Bllaca, vëllai i Nazimit konfirmoi për KALLXO.com se nga EULEX-i ka marrë konfirmimin që vëllai i tij është gjallë dhe e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e avokatin Emerson.

“Ma herët kemi kontaktuar me EULEX, sepse drejtpërdrejt me Nazimin ne familjarët nuk kemi drejt me fol, pasi është dëshmitar i tyre. Nazimi është gjallë dhe nuk është e vërtetë çka ka thënë avokati Emerson, megjithëse unë do të shkojë nesër në bazë të EULEX-it për më shumë informacione”, ka thënë Naser Bllaca, vëllai i madhe i Nazim Bllacës.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson gjatë seancën në Hagë deklaroi se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur.  Por, Emerson në fund të seancës së sotme në Tribunal të Hagës tha se bëri një gabim gjatë deklarimit të tij, kur tha se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur.

“Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur…”, ka sqaroi avokati Emmerson.

Në Kosovë, Nazim Bllaca kishte statusin e dëshmitarit të prokurorisë, është vetëshpallur agjent i ShIK-ut dhe në vitin 2009 kishte dalë në publik për të rrëfyer pretendimet e tij për shumë krime të pasluftës.

Si pasojë e dëshmive që Nazim Bllaca ka dhënë, deri më tani janë mbajtur tri gjykime penale.

Në gjykimin e fundit ai vetë ka qenë i akuzuar dhe është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku i ka zgjeruar akuzat për krime lufte, torturë dhe vrasje të paligjshme.