Ilustrim

Deri në dy orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë nga ‘Dheu i Bardhë’

Deri në dy orë e gjysmë aktualisht janë pritje për të hyrë në Kosovë, nga pika kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

Në përditësimin e të dhënave në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e gjatë tek ‘Dheu i Bardhë’ është deri në 2 kilometra, në të cilën pikë është vërejtur fluksi më i lartë i makinave.

Ndërsa te pika kufitare në Merdarë, pritjet janë deri në dy orë dhe kolona e gjatë është 1 kilometër.

Kurse në pikat tjera kufitare të Kosovës fluksi është dukshëm më i vogël, ku pritjet janë mesatarisht 5 deri në 10 minuta.