Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, deri në pesë orë në Merdarë

Për të dalë nga Kosova, kosovarët janë duke pritur në Merdarë deri në pesë orë. Kolona e krijuar shkon deri në 4 mijë metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kolonë deri në 1100 metra është krijuar edhe tek Dheu i Bardhë, në të cilën ka pritje deri më shumë se 2 orë për të dalë nga Kosova.

Kolonë pothuajse e ngjashme është edhe në Muçibabë, në të cilën pritjet janë deri në 45 minuta.

Pritjet në pikëkalimet e tjera janë disaminutëshe.

Të dhënat në kohë reale mund t’i gjeni KËTU.