Deputetja e VV-së jep versionin e vet për incidentin në Kuvend me kolegët e LDK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ka thënë se pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë sulmuar deputetin e LVV-së Gazmend Gjyshinca.

Sipas Pacollit, e gjitha kjo ka ndodhur pas mosmarrveshjve në mbledhjen e komisionit në të cilën ka raportuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

“Ata patën një tendencë të dytë na sulmuan në korridorin e kuvendit të Kuvendit, jashtë sallës ku mbajtëm takimin. Nuk është fyese kur kërkon prej ministrisë pse nuk shkarkon një ambasador të emëruar politik pasi i ka skaduar mandati. Kjo ishte e orkestruar dhe kjo tregon që këta janë duke u përballur me një situatë të vështirë dhe nuk munden ti kryejnë detyrat e veta”, ka thënë Pacolli në një konferencë për media.

Deputetët e LDK-së Kujtim Shala e Arben Gashi nuk kanë qenë të qasshëm për një koment të menjëhershëm rreth incidentit.

Deputetja e LVV-së ka theksuar se sulmi ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Jemi sulmu në Kuvend, është sulmu deputeti Gjyshnica nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Ne kemi qenë të përgatitur dhe jemi të përgatitur për këto sulme” ka thënë ajo.