Deputeti i VV-së: LDK nuk dëshiron koalicion parazgjedhor

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i LDK-së për të nxjerrë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre, ishte tinzar.

“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka thënë se në këtë situatë, mbetet të shihet nëse partia e Isa Mustafës do ta mbaj fjalën për të shkuar e vetme në zgjedhje.

“Kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë. Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm”, ka thënë tutje Sveçla.

“Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur”, thuhet në fund të postimit të tij.

Nënkryetari i VV-së jep detaje nga takimi me krerët e LDK-së

www.kallxo.com